Dy incidente ndodhën në garën vjetore të jahteve në Australi të cilat kanë shkaktuar dy viktima. Sipas autoriteteve australiane, ngjarjet kanë ndodhur në eventin ‘Sydney to Hobart’ të enjten dhe të premten. Të dy anëtarët e ekuipazhit mbetën viktima pasi u goditën nga shtylla horizontale e velave në jaht.

Organizatorët e ngjarjes konfirmuan se incidentet ndodhën në jahtet Flying Fish Arctos dhe Bowline. Jahtet që udhëtojnë nga Sydney në Hobart kanë përjetuar kushte të vështira të motit gjatë garës dhe disa janë tërhequr për shkak të motit të keq.

Flying Fish Arctos po lundronte rreth 30 milje detare në lindje/jug-lindje të qytetit të Ulladulla, njoftuan organizatorët. Ndërkohë, Bowline ndodhej rreth 30 milje detare në lindje/veri-lindje të qytetit të Batemans Bay.

Garë e këtillë, që ka nisur të enjten, ka vazhduar, por kjo nuk është hera e parë që ka pasur viktima gjatë saj. Gara, e cila u zhvillua për herë të parë në vitin 1945, ka regjistruar edhe tragjedi të tjera. Në vitin 1998, gjashtë persona, përfshirë velierin britanik të Olimpiadës Glyn Charles, humbën jetën pas goditjes së stuhive të forta që preken konkurruesit.