Brenda një jave, rebelët arritën të përmbysnin një regjim prej dekadash dhe tani e gjithë Siria po përpiqet të përshtatet me kushtet e reja. Me anë të një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, Federata e Futbollit tw Sirisw bëri të ditur se tashmë paraqitja e parë zyrtare e Kombëtares do të ketë ngjyrën kryesore të gjelbër (që simbolizon çlirimin e sportit), ndërsa logos do t’i shtohet edhe një yll i tretë.
“Ndryshimi i parë historik në historinë e sportit sirian, larg nepotizmit, favorizimit dhe korrupsionit”, thuhet në mbishkrimin e fotos në të cilën disa ndërkombëtarë veshin fanellat e tyre të reja. Që nga viti 2010, kur shpërtheu lufta civile, Siria nuk ka pritur asnjë ndeshje ndërkombëtare dhe garat e brendshme janë zhvilluar me vështirësi të mëdha pasi Bashar Al-Assad nuk e pëlqente veçanërisht futbollin dhe gjithmonë e konsideronte atë një rrezik për demonstrata. E megjithatë Siria ishte një vend që e donte futbollin dhe kishte suksese për të treguar. Viti 2011 ishte i fundit për të, pasi u kualifikua për herë të fundit në fazën finale të Kupës së Azisë.