Bayern Munich përballet sot me Bayer Leverkusen në ndeshjen e madhe të xhiros së 16-të të Kupës së Gjermanisë dhe dëmtimi i pësuar nga golashënuesi Harry Kane të shtunën, bën që anglezi të mungojë për të paktën dy javë, është një goditje e rëndë për skuadrën bavareze. Megjithatë, Vincent Kompany beson në alternativa.
“Ne kemi talente në ekip dhe duhet ta zgjidhim problemin në një mënyrë tjetër. Ne kemi shumë opsione. Thomas Müller, Mathys Tel, Gnabry, Olise, Leroy Sané. Natyrisht, Harry shënoi 20 gola, por ne kemi lojtarë të rrezikshëm në sulm”,- tha trajneri i Bayernit, duke theksuar: “Shpresoj që performanca jonë të përputhet me rëndësinë e lojës”.
João Palhinha është gjithashtu jashtë skuadrës bavareze për shkak të dëmtimit, por Raphaël Guerreiro mund të jetë një opsion.