Mendoj se, interpelanca që z.Bardhi i kërkoi është një detyrim kushtetues, por Edi Rama tashmë ka frikë të ballafaqohet. Nuk ka më aftësi ballafaqimi. Ka tmerr sepse, është ringjall bota e krimit në Enchrochat, Matrix. Se doli dhe një tjetër tani, së fundmi, dihet që ky është personazhi më kryesor ua them unë, ndaj dhe ajo është një deklaratë e një njeriu të rrënuar nga ana psikike.

Pyetje: Keni një datë për protesta?

Berisha: Do ketë protesta, por është një aktivitet nonstop në funksion të fitores, sepse po bëhet gjithçka që të ecim të sigurtë drejt fitores së ardhshme.

Natyrisht, protestat janë gjithnjë rendi i ditës. Por, siç e shihni ju, kjo është një organizatë në shkërmoqje. Sot, përshembull e patë ju ç’bënë.

Sot e braktisën parlamentin, sepse nuk e përballonin dot interpelancën e ministres së Arsimit në të cilën ajo del moralisht autore e vrasjes.

Një ministre që lëshoi një komunikatë, duke bërë vlerësim maksimal për veten e vet, në një kohë kur fëmija 14-vjeçar u vra në krahët e shkollës, në gjirin e shkollës, ajo ka shënuar një rekord të zi botëror. Dhe ata ia mbathën, ikën nga parlamenti.

Pyetje: Z.Berisha, do të ketë një marshim në datën 8 dhjetor nga Qytet Studenti në drejtim të godinës së Kryeministrisë?

Berisha: Do ketë një marshim, sigurisht, por organizimin e ka Forumi Rinor, dhe e kanë të rinjtë.

Pyetje: Ju do i bashkoheni?
Berisha: Kudo që janë, unë jam me ta.

Pyetje: Z.Berisha, sot theksin thuaj e vendosët tek vota e diasporës. Kur do e shohim z.Berisha me diasporën në të gjithë botën?

Berisha: Po, do të shkoj edhe në diasporë në një seri takimesh. Por t’ju them atë që duhet, se duhet një punë shumë intensive këtu brenda, pavarësisht se konstruenca e shqiptarëve jashtë është planeti, por truri dhe gjithçka është në dokumentet e këtushme. Pra, po përpiqemi të bëjmë maksiomumin për identifikimin nëpërmjet familjarëve, listave të votimit, etj, etj, pastaj natyrisht, takimet janë të pazëvendësueshme.

E them këtu. Ne nuk i bazojmë në salltanete dhe pompa, sepse ato janë aktivitete të cilat pala i bën duke shpenzuar shumë kolosale të taksapaguesve, por qoftë edhe të emigrantëve. Dhe, së dyti, ju e patë fushata e fundit, të themi atë që është, ajo që u rrëzua në fushatën e fundit në SHBA-të ishte luksi dhe elita e shkëputur nga qytetarët. Sepse duhet gjithnjë të nxirren mësime nga fushtata elektorale amerikane, është fushata frymëzuese për gjithë botën.

Pyetje: Z.Berisha, në qoftë se për diasporën kërkon kohë, po për turin e takimeve brenda vendit kur do i filloni, pas vitit të ri, apo para?
Berisha: Jo, para vitit të ri do të fillojnë, pa diskutim.

Pyetje: Z.Berisha, pse në fjalën tuaj thatë se: balta e këpucëve është më e rëndësishme se akulli i ekraneve. A i bëtë thirrje drejtuesve politikë të zbresin në terren? Keni pakënaqësi, apo…

Berisha: Jo, nuk thashë pakënaqësi, por thashë se, shumë reale ajo që thatë. Asgjë nuk ka më të rëndësishme se sa takimi në shtëpi, në dhomë, në kafe me qytetarin. Është e pazëvendësueshme ajo, dhe ne këtë duhet të bëjmë. Është e faktuar. Takimi me qytetarët është çelësi i fitores. Faleminderit!