Shqiptarët po preferojnë të paguajnë pa para CASH. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se transaksionet me karta të të gjitha llojeve kanë pësuar një rritje të fortë gjatë këtij viti. Vetëm në shtator janë kryer rreth 3.7 milionë transaksione me një vlerë prej 44 miliardë lekësh. Nëse bëjmë një krahasim rezulton se janë kryer rreth 124 mijë transaksione më tepër me një muaj më parë ndërsa rezulton një ndër nivelet më të larta për këtë vit duke tejkaluar edhe korrikun edhe gushtin. Përdorimi i parave nëpërmjet kanaleve zyrtare është një tregues shumë i rëndësishëm për uljen e informalitetit në ekonominë shqiptare. Po njëkohësisht tregon se numri i turistëve ka vijuar të jetë me ritme të larta edhe gjatë vjeshtës .

Njw tjetwr shifër interesante është edhe fakti se në 9 muaj në vend janë në qarkullim 1.52 milionë karta bankare me një rritje prej 7% krahasuar me një vit më parë. Nëse bëjmë një krahasim me kartat bankare që përdoreshin në Shqipëri në fund të vitit 2023 rezultojnë me një rritje prej 87 mijë. Ndikim në këtë situatë duket se kanë dhënë edhe nismat e fundit për shpërndarjen e subvencioneve per fermerët me anë të bankave apo hapja e llogarive pa pagesë për pensionistët si dhe studentët. Qeveria ka në plan që të kufizojë përdorimin e parasë cash në transaksionet e individëve.

Sipas dokumentit të strategjisë afatmesme për periudhën 2024-2027, me qëllim reduktimin e parasë cash që qarkullon në ekonomi, ndër të tjera parashikohet edhe ulja e tavanit për para në dorë mes bizneseve që aktualisht është 150 000 lekë.

Trasaksionet me karta

Shator 2024 3.693 mln

Gusht 2024 3.569 mln