Mbyllet sërish seanca plenare në Kuvend pas incidentit mes deputetëve të opozitës.
Prej me shumë se dy orësh, deputeti Agron Shehaj bllokoi foltoren e Kuvendit, duke mos u dhënë mundësinë deputetëve të tjerë të flasin. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe deputeti demokrat, Flamur Noka i kërkuan të largohet nga foltorja.

Pjesë nga debati:

Spiropali: Liro Foltoren Agron! Boll me teatër. Nuk jemi në dispozicionin tënd. Lro foltoren tani. Ik tani. Hajde ik tani. Largohu se je i përjashtua nga seanca.

Noka: Largohu se je bërë klouni i Erion Veliajt. M’u hiq qafe Agron. Mu hiq qafe se po flas. Nuk i bëj debate me ty.

Spiropali: Largohu nga Foltorja, boll e bëre tarin sot.

Noka: Kur them unë largohu, mu largo. Mbylle tani! Mbylle! Ik tani!