Në Zyrih të Zvicrës u hodh shorti për zonën evropiane, për sfidat kualifikuese të “Botërorit 2026”. Goglat e shortit e kanë vendosur Shqipërinë në të njëjtin grup me Anglinë dhe me Serbinë, Letoninë dhe Andorra.
Po ashtu edhe Kombëtarja e Kosovës ka njohur rivalët për eliminatoret, që nisin në mars të 2025. Ajo do të përballet me kundërshtarin “special” Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë.
Kombëtarja e Shqipërisë ishte e vendosur në vazon e tretë, bashkë me përfaqësuese si: Skocia, Sllovenia, Irlanda, Finlanda, Gjeorgjia, Islanda, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut, Bosnja, Mal i Zi dhe Izraeli.
Grupet e plota:
Grupi A
Fituesja Gjermani-Itali
Sllovaki
Irlanda e Veriut
Luksemburgu
Grupin B:
Suedia
Zvicër
Sllovenia
Kosova
Grupi C
Humbësi Portugali/Danimarkë
Greqia
Skocia
Bjellorusia
Grupi D
Fituesi Francë/Kroaci
Ukraina
Islanda
Azerbajxhani
Grupi E
Fituesi Spanjë/Holandë
Turqia
Gjeorgjia
Bullgaria
Grupi F
Fituesi Portugali/Danimarkë
Hungaria
Republika e Irlandës
Armenia
Grupi G
Humbësi Spanjë/Holandë
Polonia
Finlanda
Lituania
Malta
Grupi H
Austria
Rumania
Bosnjë-Hercegovina
Qipro
San Marino
Grupi I
Humbësi Gjermani/Itali
Norvegjia
Izraeli
Estonia
Moldavia
Grupi J
Belgjika
Uellsi
Maqedonia e Veriut
Kazakistani
Lihtenshtajn
Grupi K
Anglia
Serbia
Shqipëria
Letonia
Andorra
Grupi L
Humbësi Francë /Kroaci
Mali i Zi
Çekia
Ishujt Faroe
Gjibraltari