Juristja Brizida Gjikondi e ftuar në emisionin “Intervista e ditës” në DritareTV foli për damkën non-grata të Sali Berishës, nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe. Zonja Gjikondi u shpreh se SHBA-ja do ia rëndojë pozitat Berishës duke ia konfirmuar non-gratën, ashtu siç bëri një ditë më parë edhe Britanike e Madhe.
“Nuk e përjashtoj fare mundësinë që SHBA-ja do ashpërsojë goditjen e saj edhe në Shqipëri. Sepse në Shqipëri është një “thesar” personazhesh mega të korruptuar, një vatër plot me personazhe që mund të shpallen non-grata. Kjo na risjell në mendje Sali Berishën që nuk iu bind vendimit që mori DASH-i, por edhe me fjalorin e tij ka denigruar personazhe si Blinken dhe autoritete të tjera të këtij institucioni. Ka bëre rezistencë ndaj titullit non-grata. Unë them që Berishës do t’i konfirmohet non-gratë, që t’i rëndojë pozitat sepse është treguar injorues, denigrues dhe agresiv ndaj vendimit të DASH-it sepse ne e dimë që amerikanët nuk e pëlqejnë karshillëkun. Edhe Britania e Madhe ia vuri vulën duke i thënë se vendimi i tyre për Berishën është përfundimtar.”, tha Gjikondi./K.C/dritare.net