Viti 2024 u karakterizua nga ngjarje të shumta politike, si pasojë e hetimeve në disa drejtime të ndërmarra nga SPAK.

Kështu teksa ky vit nisi me vendimin për detyrim paraqitje e më pas kaloi në arrest shtëpie për ish-kryeministrin Sali Berisha, një pjesë e madhe politikanësh provuan prangat dhe burgun.

Në 2024 Shqipëria humbi shkrimtarin e madh Ismail Kadare dhe ish-deputetin e njohur të  Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

Vendin e vizituan figura të rëndësishme botërore nga SHBA, BE, Italia dhe Franca, ndërkohë që klima politike gjatë gjithë vitit ka qenë e tensionuar ku nuk munguan përplasjet në Kuvend  e jashtë tij apo edhe djegia e karrigeve dhe molotovi.

JANAR 

Ish kryeministri Sali Berisha duke dalë nga makina për të hyrë në ambientet e SPAK. Foto: LSA

SHKURT 

Sekretari i Shtetit i Shteteve te Bashkuara te Amerikës, Anthony Blinken viziton Tiranën dhe flet  për mediat në një konference te përbashkët me kryeministrin Edi Rama. Foto: LSA

Forca policore dhe snajpera në tarracën e Universitetit Politeknik te Tiranes para mbajtjes se  Samitit për Ukrainën dhe Evropën Juglindore, i cili u mbajt ne Tirane. Foto: LSA

MARS 

Familjare të viktimave të tragjedisë së Gërdecit duke zhvilluar homazhe ne memorialin e ngritur për 26 personat që humben jetën atë ditë. Foto: LSA

Deputeti Flamur Noka përplaset me një anëtar të gardës se republikës gjate një seance  parlamentare. Foto: LSA

Princi Leka dhe Princesha Elia Zaharia i dhanë fund martesës së tyre 8-vjeçare

PRILL

Kryetari i Partisë se Lirisë, Ilir Meta, shpall divorcin me Monika Kryemadhin Foto: LSA

Këshilltari bashkiak, Tedi Blushi përplaset me policinë, ndërsa përpiqet te futet ne bashki për të mbajtur një mbledhje urgjente me kryebashkiakun Veliaj, gjatë një proteste. Foto: LSA

MAJ

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Jashtëm i Britanisë se Madhe, David Cameron pas një  konference të përbashkët, me rastin e vizitës se Cameron ne Tirane. Cameron dhe Rama kanë  folur për emigracionin e paligjshëm, raportet dy paleshe mes dy shteteve. Foto: LSA

Kryeministri Edi Rama duke votuar ne Surrel për delegatet e kongresit te kësaj force politike. 95  mije anëtarë votuan sipas parimit një anëtar, një vote për 950 delegatë. Foto: LSA

QERSHOR

RITHEMELIMI MERR VULËN E PD – Deputetet Agron Gjekmarkaj, Flamur Noka, Gazment  Bardhi dhe Luan Baci duke mbajtur dy gishta pasi dalin nga Gjykata e Apelit, pasi kjo e fundit ka  vendosur se vula e Partisë Demokratike t’i rikthehet grupimit qe mbeshtet ish kryeministrin Sali  Berisha, Rithemelimi. Foto: LSA

RAMA DHE MELONI NE KONFERENCE – Kryeministri Shqiptar, Edi Rama dhe kryeministrja  Italiane, Georgia Meloni para një konference për shtyp në ambientet e një qendre pritjeje për  emigrantet në Shëngjin, afër Lezhës. Foto: LSA

KORRIK

Forca policore qëndrojnë para kryeministrisë në Tiranë, ndërsa një molotov shpërthen pas tyre,  gjate një proteste te thirrur nga opozita. Protesta u njoftua para disa javësh, kur Gjykata e Apelit  i dha vulën e PD ish-kryeministrit Sali Berisha. Qëllimi i opozitës për këtë protestë është krijimi i  një qeverie teknike. Foto: LSA

Tuneli i Llogarasë në ditën e ceremonisë së hapjes se tij. Tuneli do të ndihmojë qarkullimin në  jug të Shqipërisë, duke shkurtuar distancën midis Palasës dhe Dukatit nga 30 min në 7-8  minuta Foto: LSA

HOMAZHET PËR ISMAIL KADARENE – U nda nga jeta në moshën 88 vjeçare shkrimtari i  madh shqiptar Ismail Kadare. Ceremonia e lamtumirës u organizuar ne ambientet e Teatrit  Kombëtar të Operas dhe baletit. Foto: LSA

GUSHT

Forca policore duke qëndruar në afërsi të kutive te votave, në një qendër numërimi në Himarë.  Qytetaret zgjodhën Vangjel Tavon e PS për kryebashkiak përballë Petro Gjikuria (koalicioni  Bashkë Fitojmë). Foto: LSA

Jonida Proga, familjare të tjerë të Egli Progës, duke mbajtur një banderolë gjate një proteste në  sheshin Skënderbej në homazh të Egli Progës, i cili u rrah për vdekje në qytetin e Pogradecit.  Foto: LSA

Një burrë duke pire ujë ndërsa qëndron me familjen ne sheshin Skënderbej. Pas disa ditëve me  reshje, temperaturat janë rritur përsëri duke arritur deri në 38 grade celcius. Foto: LSA

SHTATOR

DEPUTETET E OPOZITËS DJEGIN KARRIGET – Karriget e sallës parlamentare digjen para  ndërteses se parlamentit, pas një seance parlamentare. Gjate seancës, deputetet e opozitës kanë krijuar tension pas arrestimit te deputetit Ervin Salianji dhe ne proteste kane djegur  karriget jashtë parlamentit Foto: LSA

Deputeti Ervin Salianji, duke hyrë në ambientet e drejtorisë se policisë së Tiranës, ndërsa  përshëndet mbështetësit e PD. Pas vendimit të Gjykatës se Apelit e cila e dënoi me 1 vit burg  ne lidhje me çështjen Babale, Salianji u vetëdorëzua ne polici. Foto: LSA

Ish-deputeti i PD-së, Gert Bogdani u nda nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 44-vjeçare. Foto: LSA

TETOR

QYTETARI I HEDH KOS DHE VEZE FREDI BELERIT – Një qytetar hedh veze dhe kos euro  deputetit, Fred Beleri ndërsa gazetarët përpiqen ta pyesin pas një takimi të euro deputeteve me  deputetë të opozitës. Beleri u shpreh se sulmi ishte i inskenuar. Foto: LSA

META TE DREJTORIA E POLICISË – Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua në hyrje të  Tiranës dhe më pas u shoqërua nga disa oficere policie drejt makinës së policisë. Ish  presidenti Ilir Meta akuzohet per korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie dhe u arrestua  me date 20 tetor. Foto: LSA

TENSIONE NE SEANCE PARLAMETARE – Deputetja Elda Hoti dhe një anëtar i Gardës në një  moment tension pasi Hoti ka hedhur një lëndë të lëngshme ne parlament gjate një seance  parlamentare. Foto: LSA

HAPEN BISEDIMET PËR ANËTARËSIM: Në mes të tetorit, Shqipëria u ul në tryezën e bisedimeve për grup-kapitujt e parë. Për kryeministrin Rama, ky moment “shënoi një gur themeli historik në rrugëtimin e përbashkët drejt ribashkimit tërësor europian”.

NËNTOR

Kryetari i PD Sali Berisha fiton sërish lirinë teksa gjykata vendos të heqë masën e arrestit në  shtëpi. Berisha ecën për të hyrë në selinë e PD. Pas 331 ditësh izolim, në kuadër të masës së  sigurisë arrest shtëpie, Gjykatësja e GJKKO, Flojera Davidhi vendosi të revokoje masën e  sigurisë. Ish-Kryeministri Berisha akuzohet si i dyshuar për korrupsion ne lidhje me privatizimin  e ish-kompleksit Partizani Foto: LSA

Lule dhe një fotografi e Martin Cani në derën e shkollës Fan Noli para një marshimi qytetaresh  nga shkolla Fan Noli, për të përfunduar para Ministrisë se Arsimit dhe Sporteve për vrasjen e 14  vjecarit Martin Cani, nen moton prindërit ne protestë për sigurinë dhe arsimin e fëmijëve. Cani u vra nga 2 bashkëmoshataret e tij, ndërsa qytetaret kanë kërkuar sensibilizim te institucioneve dhe shoqërisë. Foto: LSA

Ish ministri Ilir Beqja, ndërsa fsheh prangat me xhup, duke dale nga furgoni i policisë për te hyre  ne ambientet e komisionit hetimor te parlamentit për Shërbimin Publik te Sterilizimit dhe  Shërbimit Publik te Check-Up ne Shëndetësi. Foto: LSA

DHJETOR

VELIAJ NE SPAK – Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj u pyet për pesë orë në SPAK  ne lidhje me veprën penale korrupsion pasiv. Foto: LSA

Sipërmarrësi Elton Ilirjani i përulet këngëtares së madhe shqiptare, Parashqevi Simaku pasi e  gjeti si të pastrehë në një stacion treni të Nju Jorkut.