Ministria e Drejtësisë ka nisur shpërndarjen e certifikatave profesionale për përkthyesit dhe interpretët e licencuar.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi një takim me përkthyesit zyrtarë, ku theksoi rolin e tyre në rrugën drejt BE.

“Në rrugën drejt integrimit në BE, roli i përkthyesve zyrtarë është jetik për funksionimin e drejtësisë dhe harmonizimin e legjislacionit me standardet evropiane”, theksoi Manja.

“Për të forcuar këtë profesion dhe për të garantuar një rregullim të plotë ligjor, Ministria e Drejtësisë ka nisur shpërndarjen e certifikatave profesionale për përkthyesit dhe interpretët e licencuar”, u shpreh ministri.

Ky hap, nënvizoi ministri Manja “vendos standarde të reja për besueshmërinë, cilësinë dhe transparencën e shërbimeve ndaj qytetarëve”.