Nga FLOGERT MUÇA/
Mirë mbrëma të nderuar miq.
Sot dua ta nis videokomentin tim, me një pyetje drejtuar të gjithëve ju: Çfarë u bë me non gratën e Sali Berishës?
Një gaz e hare e papërmbajtur ka përfshirë të gjithë popullin opozitar, dhe në mënyrë të veçantë ndjekësit më të flaktë të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Një shpërthim entuziasmi që nuk ishte parë, që nga koha kur ia dolën t’i rimerrnin përsëri Lulzim Bashës godinën e SHQUP-it.
Një ekzaltim që dje në mbrëmje e pamë të derdhej edhe nëpër të gjitha studiot televizive.
Sot, mediat e Sali Berishës dhe njerëzit e tij, nuk i lanë madje fare kohë festimeve legjitime për 112-vjetorin e pavarësisë së këtij shteti, por vazhduan të përsërisin se Berisha u lirua!
I kanë hequr të gjithë bluzat Free Sali Berisha, të dehur siç janë nga iluzioni se ky ishte vërtet lirimi i Sali Berishës.
Dhe kur të kalojë kjo dehje kolektive, e cila padyshim është e nxitur edhe nga vetë Sali Berisha dhe familja e tij, do të zbresin me këmbë në tokë, dhe do të fillojnë të kuptojnë se:
Sali Berisha nuk është liruar nga burgu, apo nga kufizimi në shtëpinë e tij. Sali Berishës i është ndryshuar masa e ndalimit.
Kjo do të thotë që nuk janë zhdukur me magji akuzat për Sali Berishën, për hetimin për kompleksin sportiv Partizani, atje ku kishte një fushë futbolli dhe tani ka disa pallate shumëkatëshe.
Zbritja nga kati i tetë e Sali Berishës, nuk e çliron nga fakti që është I PANDEHUR, siç e qartësonte edhe dje SPAK në deklaratën ku sqaronte se do të apelonte vendimin.
Dhe tani, të kthehemi pak tek pyetja që ju bëra në fillim të këtij komenti.
Miq, vendimi për të hequr masën e arrestit shtëpiak, nuk ka çfarë t’i bëjë fare njollave më të rënda, që mund të ketë marrë një politikan, në të gjithë historinë e këtij shteti:
Shpalljes NON GRATA nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Shpalljes NON GRATA nga Mbretëria e Bashkuar!
Aroma e fitores së Donald Trumpit mund të ketë mbërritur në kokën e Agron Gjekmarkajt, por çdo shqiptar është aq i mençur që të kuptojë, se sot ashtu sikurse 3 vjet më parë, nuk ka ndryshuar asgjë në këtë që po ju lexoj tani:
“Sot unë po shpall publikisht non grata Sali Berishën, ish-President i Shqipërisë, ish-kryeministër dhe ish-anëtar i Parlamentit për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion madhor.
Berisha u përfshi në akte korruptive, të tilla si keqpërvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit të tij në përfitim personal dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar te institucionet qeveritare dhe zyrtarët publikë.”
DEKLARATE E DEPARTAMENTIT TE SHTETIT TE SHBA!
Natën e mirë!