Kanë dalë para gjykatës shtatë të arrestuarit për protestën e opozitës të zhvilluar tre ditë më parë në kryeqytet.

Para gjykatës së Tiranës ku do të njihen me masën e sigurisë janë Gëzim Sadikaj, Vlash Gjonaj, Çlirim Koka, Romarjo Bila, Arif Hoxha, Julian Çela dhe Albin Cani.
Ata u arrestuan për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik

Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se seanca po drejtohet nga gjyqtari Edvan Vecani i dhomës penale.
Në mbështetje të protestuesve të arrestuar kanë ardhur familjarë të tyre dhe Klevis Balliu.