Danilo, mbrojtësi brazilian që prej vitesh luan te Juventus është përfolur së fundmi për një largim të mundshëm nga bardhezinjtë. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Danilo është shprehur se është i fokusuar në fushën e blertë dhe se nuk po mendon për merkaton.
“Nuk kam thënë kurrë se do të largohem, edhe në verë kishte thashetheme për tregun e transferimeve, por unë isha i përqendruar vetëm te Juventusi. E njëjta gjë është edhe tani.
“Kam një kontratë deri në qershor dhe dua ta respektoj atë pa ikur në mes të sezonit. Të jesh kapiten është përgjegjësi dhe krenari, do të jem këtu deri në fund për t’i mbështetur djemtë, por edhe qenë në fushë kur trajneri ka nevojë për mua”.
Jam në dispozicion, përpiqem të punoj dhe të përmirësohem, të jem gjithmonë gati kur trajneri ka nevojë për mua. Ajo që mund të jap për Juventusin është më shumë sesa fusha, jam i sigurt për punën time dhe për atë që duhet të bëj”- tha ai.