Daut Gumeni i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV komentoi për deklaratën e Sali Berishës që bëri pak ditë më parë kur tha: sulmoni Ambasadat.

Gumeni tha se meraku i Beriëhs është ambasada amerikane, sepse nuk e sulmoi dot në 1997-ën.

“Berisha nuk ka lënë vend për t’u ankuar. Kur i thonë ata që ti ke bërë këtë, ata nuk hedhin valle. E dinë shumë mirë se çfarë loje ka bërë edhe me fqinjët.

Edhe nuk turpërohen t’ia thonë ata. Edhe këtij që u bë president ia thanë: Je narcisit, i sëmurë për pushtet që ka zili diktatorët më të egër të botës.

E megjithatë ai u zgjodh president sepse amerikanët i njohin zgjedhjet. Ky ishte i detyruar të njihte institucionet në atë kohë.

Por ai nuk njeh institucione sepse ishte me arrest shtëpie dhe ka bërë miting 3 herë në ditë. I bënte karshillëk drejtësisë së vendit të vet.

Ndërsa deklaratën “sulmoni ambasadat” e ka për ambasadën që i mbeti pa sulmuar në 1997-ën. Nuk e ka për të gjitha”, tha Gumeni.