Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, thotë se ai “nuk do të dorëzohet” teksa synon të përmirësojë formën e kampionëve. City, që ka fituar gjashtë nga shtatë titujt e fundit të Premier League, ka fituar vetëm një nga 13 ndeshjet e fundit në kampionat, duke humbur nëntë prej tyre.

Kjo e ka vendosur Guardiolën nën një presion të madh, por ai është zotuar se nuk do të largohet ose të fajësojë lojtarët e tij. “Do të provoj, do të vazhdoj,” tha ai para udhëtimit të City-t drejt Leicester-it të dielën pasdite. “Sigurisht që dua që kjo (seria negative) të përfundojë, të gjithë e duan. Nuk dua t’i zhgënjej njerëzit e mi, qoftë klubin, tifozët, apo njerëzit që e duan këtë klub. Mendoj se të gjithë në punën tonë duam ta bëjmë mirë dhe t’i kënaqim njerëzit. Kjo është e padiskutueshme, nuk është një ikëpyetje. Prova më e madhe është të rikthehemi përsëri, por këtë e kemi bërë edhe më parë”, tha ai.

Guardiola tha se dëmtimet janë arsyeja kryesore për formën e dobët të City-t, pasi disa lojtarë të rëndësishëm kanë munguar në ndeshjet e fundit, përfshirë barazimin 1-1 në shtëpi kundër Everton-it të enjten. Mesfushori fitues i Topit të Artë, Rodri, do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit për shkak të një dëmtimi në gju, ndërsa Ruben Dias, John Stones, Ederson, Kyle Ëalker, Jack Grealish dhe Matheus Nunes munguan gjithashtu në ndeshjen ndaj Everton-it.

“Ndonjëherë ke dëmtime”, tha Guardiola. “Për sa vite ishim tepër të qëndrueshëm, por tani, po, jemi pak poshtë dhe arsyeja kryesore është që kemi kaq shumë lojtarë të rëndësishëm të dëmtuar. Por pashë shpirtin e ekipit, si u stërvitën këtë javë, sa të përqendruar janë, si u përpoqën në praktikë. E pamë këtë edhe kundër Everton-it, por për fat të keq nuk arritëm rezultatin që donim”.