Marcel Desailly është shkatërruar nga problemet financiare jashtë fushës dhe ka mbetur pa para’. Ish-lojtari i Milanit dhe Chelseat, kampion i botës dhe Europës me Francën, po përballet me probleme me organet tatimore të cilat së shpejti do ta çojnë në gjykatë.

Një kolaps pas tërheqjes së tij nga futbolli njëzet vjet më parë dhe që sot e ka lënë praktikisht të varfër, pa para dhe me një djalë 10-vjeçar për të rritur.

Sipas asaj që thotë “Le Parisien”, të martën e ardhshme në Paris, Desailly do të duhet të dalë para gjykatësit për të njohur vajzën e tij të fundit biologjike, Victoria, të cilën e kishte me Cosma Batista de Alcantara (partnerja e tij nga viti 2010 deri në 2018) dhe gjithashtu do të duhet të paguajnë për rritjen e saj pavarësisht se është në një situatë katastrofike ekonomike.

Gazeta franceze u përpoq të hetonte gjendjen e tij financiare duke folur me ish-partneren e tij, e cila ishte mjaft e qartë: “Që kur e kam njohur ai gjithmonë ka thënë se nuk ka para”. Dhe në fakt francezi aktualisht nuk merr asnjë rrogë, e fundit e regjistruar ka qenë si komentues sportiv i BeIN Sports që i garantonte rreth 8600 euro në muaj, por që nga gushti është pa asnjë kontratë.

Më pas Desailly duhet të shlyejë borxhet e tij me autoritetet tatimore franceze pas gjobës së vitit 2022 për shmangien e tatimit mbi të ardhurat ndërmjet viteve 2011 dhe 2019 dhe çdo muaj detyrohet të paguajë 5 mijë euro për të shlyer borxhin e tij.

Situata e tij ekonomike është aq komplekse sa që ish-lojtari duhej të shiste pronën e tij për të paguar për rritjen e katër fëmijëve të tij legjitimë dhe Aida, të cilën nuk e njohu kurrë pas lindjes së saj në 1990.