Cirku i deputetëve të Berishës për tu futur në listat e sigurta nuk njeh kufi. Pas k’cimit alla Unesko të Gjekmarkajt apo ndrojtjes së kontrolluar të Jorida Tabakut, ka të tjerë që sjellin ide të reja. Xhelal Mziu për shembull ka shpikur Tag-un. Duke i bërë tag Fonald Trumpit në rrjetet sociale do t’i tregojë Berishës se e ka miratuar futjen në lista.

Pas fitores së Trump, deputetët e PD me në krye Berishën i cili është i pandehur për aferën “Partizani”, ëndërrojnë se një rikthim historik do të ketë dhe kreu i partisë së tyre.

Deputetët kanë organizuar dhe një darkë festive për festat e fundvitit, ku pasi Berisha i rreshtoi dhe i vendosi të kërcejnë me këngën dedikuar atij, ata kanë pozuar dhe së bashku në foto.

Kjo foto është shpërndarë dhe në rrjete sociale, ndërsa Xhelal Mziu ka etiketuar Sali Berishën dhe Donald Trump.