Nuk kanë shlyer detyrimet sipas afateve të vendosura, Komisioni i Disiplinës bllokon merkaton e dy klubeve të Superiores.
Bëhet fjalë për Dinamon dhe Tiranën, që u ndalohet regjistrimi i lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
VENDIMET
Dinamo City, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 14, datë 15.03.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 13, datë 19.02.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
Pranimin e kërkesës së kërkuesit Visar Bekaj. KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 18, datë 25.07.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.