Nga Adriatik Doçi
Një skandal i rëndë ka përfshirë ish-deputetin Belind Këlliçi, i cili akuzohet për mashtrim me dokumentet e shkollës së mesme dhe për shantazh ndaj drejtoreshës së Shkollës së Mesme “Harry Fultz”, Brikena Baxhaku.
Sipas dokumentave, deputeti Plarent Ndreca kishte kërkuar informacion zyrtar në institucionin arsimor “Harry Fultz”, mbi përfundimin e arsimit të mesëm nga Këlliçi. Në përgjigjen zyrtare ndaj Ndrecës, drejtoresha e “Harry Fultz”, Brikena Baxhaku konfirmoi në përgjigjen e saj se Këlliçi kishte përfunduar vetëm 4 vite nga 5 që duheshin kryer në këtë institucion.
Drejtoresha Brikena Baxhaku fillimisht ka tentuar të mbuloj skandalin e Këlliçit, në shkresën e dërguar për deputetin Ndreca, duke thënë se kjo praktikë është ndjekur dhe herë të tjera. Sipas saj, studentë të “Harry Fultz” të cilët kanë plotësuar kreditet, por pa mbaruar shkollën e mesme plotësisht, janë regjistruar në universitete në Europë dhe SHBA. Por këto raste sporadike mund të jenë të vërteta vetëm pas vitit 2006, kur ka hyrë në fuqi matura shtetërore, dhe lëndët janë pikëzuar me kredite.
Dokumenti i Ministrisë së Arsimit tregon se Matura Shtetërore ka nisur në 2006, dhe në databazën e Maturës Shtetërore nuk ka asnjë të dhënë për Belind Këlliçin.
Përtej këtij fakti, Belind Këlliçi ka përdorur dokumente të falsifikuara për të aplikuar në universitetin amerikan Coppin State University në Maryland, duke kapërcyer procesin e rregullt të diplomimit nga shkolla e mesme. Ky mashtrim ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi legjitimitetin e tij akademik dhe integritetin e tij personal. Por më e rendë është fakti, se Këlliçi ka mashtruar dhe Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve si dhe formularin e vetdeklarimit, duke kryer një vepër penale, për të cilën SPAK ka nisur një hetim. Nuk dihet ende fati i këtij hetimi penal deri në këto momente.
Në një dokument tjetër shihet qartë se Belind Këlliçi ka njëhësuar diplomën e universitetit të Coppin University në Shqipëri, ku thuhet se ish deputeti ka përfunduar shkollën e Mesme, një mashtrim i hapur ndaj institucioneve shqiptare dhe amerikane.
Pas publikimit të këtyre të dhënave, burime tregojnë se Këlliçi se ka ndërmarrë një fushatë shantazhi ndaj drejtoreshës Baxhaku për ta detyruar për të falsifikuar të dhënat sikur ai e kishte mbaruar plotësisht gjimanzin “Harry Fultz”. Mesazhe kërcënuese dhe presione të tjera janë përdorur për të ndalur ekspozimin e mëtejshëm të këtij skandali, duke thelluar edhe më shumë krizën e besueshmërisë për ish-deputetin.
Belind Këlliçi, i cili shpesh ka pretenduar të jetë përfaqësues i të rinjve dhe meritokracisë, përballet tani me një skandal që mund të dëmtojë rëndë karrierën e tij politike dhe publike. Shqiptarët kërkojnë transparencë dhe drejtësi për të gjitha palët e përfshira në këtë ngjarje. Falsifikimi i dokumenteve për të mashtruar sistemin arsimor amerikan është një akt që mund të dëmtojë edhe reputacionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, aq më tepër nga një personazh i cili pret nëpër korridore zyrtarë amerikanë për të bërë foto me ta, duke i trumbetuar në Tiranë si mbështetje ndërkombëtare për opozitën, e cila ka në krye një personazh i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, nën akuzë nga SPAK për korrupsion si dhe nën hetim për disa vrasje në rrethana cilësuese.
Ndërkaq, mbetet mister burimi i të ardhurave të Belind Këlliçit për udhëtimet në SHBA, foton që kushton 25 mijë USD me Trump, pushime, mbjellja e flokëve etj., në kushtet kur prej më shumë se 1 vit nuk merr rrogë, pra është i papunë.
Mungesa e transparencës karakterizoi edhe burimin e financimit të fushatës së tij elektorale në garën për Bashkinë e Tiranës, ku humbi me 60 mijë vota diferencë.
Gjatë fushatës zgjedore Këlliçi publikoi 204 reklama, duke shpenzuar në total 8082 USD vetëm në Facebook dhe Instagram. Një listë me donatorët të dorëzuar nga Këlliçi në KQZ, bashkë me shumat përkatëse, dyshohet se nuk mbulon as 5 % të shpenzimeve.
Në pikëpyetje është edhe ligjshmëria e deklarimit të pasurisë nga Belind Këlliçi.
Ndryshe nga deputeti demokrat Edi Paloka, i cili ka deklaruar pasurinë e bashkëjetueses në ILDKPKI, në deklaratat e pasurisë së ish deputetit të PD Belind Këlliçi nuk figuron pasuria e bashkëjetueses së tij, Anna Shkreli, me të cilën u shfaq edhe në emisione televizive gjatë fushatës për Bashkinë e Tiranës. ILDKPKI ende nuk i ka dhënë përgjigje këtij standardi të dyfishtë.
Partnerja e tij Anna Shkreli rezulton se ka përfituar para publike nga disa ente shtetërore, si person fizik me nipt M01804027N. Partnerja e Belind Këlliçit, Anna Shkreli është paguar, pra ka marrë rrogë edhe nga Bashkia e Tiranës, para të cilës proteston parteneri i saj. Konkretisht Anna Shkreli rezulton e punësuar pranë Muzeut të Bashkisë Tiranë “Shtëpia Studio Kadare”.
Këto fakte mund t’a kenë shtyrë Këlliçin të mos deklarojë pasurinë e bashkëjetueses, ndryshe nga kolegët e tij në PD.
Marrë nga Prapaskena