Donald Trump është “Personi i Vitit” i revistës ‘Time’ për vitin 2024, duke fituar titullin për herë të dytë. ‘Time” zgjodhi presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si personin ose grupin që mendohet se ka ushtruar ndikimin më të madh në çështjet botërore, si “për mirë ose për keq”.
Për herë të parë, Donald Trump u shpall personi i vitit në vitin 2016, kur u zgjodh papritur në krye të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa hera e dytë përkon me rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.