“Paulo Fonseca ka çdo të drejtë të ankohet për arbitrat, edhe për një të vetëm, nëse mendon se e kanë dëmtuar. Të tjerët e bëjnë, pse ai jo?” Kështu deklaroi drejtori i “Corriere dello Sport”, Ivan Zazzaroni, lidhur me trajnerin e Milanit, Paulo Fonseca.

Dy ditët e fundit kanë bërë bujë fjalët e trajnerit portugez pas humbjes së “Djallit” në Bergamo, kundër Atalantës. Më pas ai sqaroi: “Këtë herë, megjithatë, gaboi në tonet, ndeshjen dhe momentin historik.

Tonet, sepse duke folur për një drejtim të anuar të arbitrimit, do ta detyrojë të përgjigjet përpara prokurorisë federale. Për ndeshjen, sepse në fakt La Penna nuk e ka dëmtuar Milanin, ndaj Theo nuk ishte faull, e kanë konfirmuar specialistë televizivë dhe disa ish-arbitra gjithashtu.

Për momentin, sepse ai sulmoi arbitrat pikërisht në ditën e protestës ‘baffo nero’, një protestë e fuqishme nga e gjithë kategoria për dhunën e përjetuar, veçanërisht në ligat e ulëta dhe në turnetë për të rinj”.