David Alaba dhe Eder Militao kanë sjellë probleme për Real Madrid këtë sezon me mungesat e tyre të gjata. Kjo ka bërë që Florentino Perez të mendojë një zgjidhje në merkaton e janarit. Madje, dy.

Bordi i klubit ka vendosur të vlerësojë lojtarë lehtësisht të transferueshëm, sepse situata aktuale është urgjente. Real Madrid duhet të reagojë, sepse rrezikon sezonin.

Virgil Van Dijk është emri i parë në listë sipas Football Transfers. 33-vjeçarit do t’i skadojë së shpejti kontrata në Liverpool dhe nuk pritet të rinovojë. Që të mos largohet falas në verë, Liverpool mund të pranojë ta shesë në janar.

Emri i dytë në listë është Jonathan Tah. Gjermanit gjithashtu i skadon kontrata në verë 2025.