Java ishte afër perfektes për Georges Mikautadze, gjeorgjianin e Olympique Lyonnais. Të enjten, ai shënoi dy gola për të udhëhequr ekipin e tij drejt një fitoreje të madhe evropiane në Baku kundër Qarabag.

Dje, klubi i tij goditi fort me një sukses të madh ndaj Nices (4-1). Padyshim një periudhë e mirë për Mikautadze, edhe nëse rivali i tij Alexandre Lacazette shënoi ‘një hat-trick’.
Por rikthimi në tokë më pas ishte brutal, pasi sipas informacioneve të Actu.fr, këtë të dielë, pas fitores së Olympique Lyonnais kundër Nice, Georges Mikautadze ishte viktimë e një grabitjeje në shtëpinë e tij në Chassieu, afër Lionit.

Ndërsa po kthehej në shtëpi, dy persona të armatosur e sulmuan dhe vodhën një sasi të madhe plaçke, e vlerësuar në 250.000 euro sipas Le Progrès. Një nga kriminelët dyshohet se ka ekspozuar një armë gjatë incidentit.

Kjo ngjarje vjen pas një ndeshje të suksesshme për OL, por mbrëmja e Mikautadze mori një kthesë dramatike. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të grabitjes dhe kapjen e autorëve të vjedhjes.