E Ngarkuara me Punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn mori pjesë në një organizim të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për të nderuar Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi Ndryshe.

“Mirëpres të shoh që politikëbërësit dhe kampionët e aftësisë ndryshe në këtë sallë të shtyjnë përpara për veprime konkrete për të siguruar një të ardhme ku, ashtu sikurse dhe Presidenti tha, askush nuk do të mbetet pas, ku çdo zë do të dëgjohet dhe ku çdo shqiptar të ketë mundësinë të arrijë potencialin e tij të plotë”, u shpreh VanHorn.

Ajo theksoi se “për personat me aftësi ndryshe këtu sot: vendosmëria juaj na frymëzon të gjithëve që të bëjmë më mirë dhe të qëndrojmë së bashku për një botë më gjithëpërfshirëse”.

VanHorn deklaroi se “Ambasada e SHBA është krenare të mbështesë iniciativa në të gjithë Shqipërinë të cilat promovojnë një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe mbështetëse, duke theksuar rëndësinë e të drejtave të personave me aftësi ndryshe, përfshirjes dhe diversitetit”.