Punimet e parlamentit gjatë kësaj të enjteje u shoqëruan me fyerje dhe debate të ashpra mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës.
Por incidenti që e bëri akoma dhe më të pazakontë seancën ishte denoncimi i një ligjvënësi për vjedhjen e xhupit.
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka shpërndarë në rrjete sociale një denoncim, ku thotë se kolegët e maxhorancës i kanë marrë xhupin pas braktisjes me urgjencë të sallës së parlamentit.
“Aq shpejt iku PS nga seanca sa u përplasën me njëri-tjetrin. Ore, po xhupin tim kush e vodhi? Nuk u ngopët 12 vjet! Jo për gjë, por kam dhe shaminë e qurreve në xhep,” shkruan Korreshi.
Ai ka shpërndarë dhe një foto në nisje të seancës plenare, ku tregon dhe xhupin që kishte veshur.
“Prova që isha me xhup në mëngjes,” shkruan Korreshi.