Avionët luftarakë holandezë F-35 kanë interceptuar tre avionë luftarakë rusë mbi Detin Balltik, duke shënuar incidentin e dytë ajror në këtë rajon në pak ditë, pas atij me avionët gjermanë që u regjistrua një javë më parë. Avionët holandezë i shoqëruan tre bombarduesit rusë nga distanca nëpër ujërat ndërkombëtare deri në kufirin e rajonit të përgjegjësisë së NATO-s. Që nga dhjetori, avionët F-35 të Holandës kanë patrulluar kufirin lindor të NATO-s. Si pjesë e kësaj përpjekjeje, u aktivizua një paralajmërim për reagim të shpejtë, duke ngritur në ajër dy F-35 e vendosur në Estoni për të kapur avionë të paidentifikuar që i afroheshin hapësirës ajrore të NATO-s.
“Ne jemi krenarë që forcat tona ajrore janë të gatshme të ruajnë hapësirën e përbashkët ajrore të NATO-s”, tha ministri holandez i mbrojtjes Ruben Brekelmans në një postim në platformën ‘X’. “Siç u dëshmua edhe një herë të premten, trupat ruse janë aktive në mënyra të ndryshme pranë hapësirës ajrore të NATO-s”, shtoi ai.