Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur faljen e presidentit Joe Biden për djalin e tij, Hunter. Sekretarja e shtypit, Karine Jean-Pierre tha se Biden e kishte falur djalin e tij, i cili përballej me dy raste federale, për ta mbrojtur atë nga persekutimi i mundshëm nga armiqtë politikë të presidentit në largim.
Falja gjithëpërfshirëse mbulon çdo krim të mundshëm federal që 54-vjeçari Hunter mund të ketë kryer gjatë një dekade. Republikanët e kanë kritikuar masën e ndërmarrë nga Biden, me presidentin e sapozgjedhur Donald Trump duke e quajtur atë “një shpërdorim dhe dështim të drejtësisë”. Presidenti demokrat dha faljen të dielën në mbrëmje përpara se të nisej për një udhëtim zyrtar në Afrikë.