Personazhi televiziv, Kim Kardashian ka treguar me anë të një postimi në Instagram se ka pësuar një aksident.

Si pasojë, Kim ka thyer këmbën e saj, ndonëse nuk është e qartë sesi ka ndodhur lëndimi i saj.

Në foton e publikuar në rrjete sociale ajo shihet me paterica dhe këmbën e futur në allci.

“Këmba e thyer për pushime”, ka shkruar Kim Kardashian në foto.