Spektakli i njohur shqiptar “Big Brother VIP Albania” starton më 21 dhjetor.
Teksa pak ditë na ndajnë nga nisja e programit, burime për “IconStyle” kanë zbuluar emrat e dy prej banorëve që do të jenë pjesë e shtëpisë.
Dy emrat e “konfirmuar ekskluzivisht”, sipas gazetës, janë Rozana Radi dhe Laert Vasili, që pritet të jenë pjesë e këtij edicioni.
Kjo dyshe pritet të sjellë një dinamikë të veçantë në spektakël, duke qenë se të dy njihen për karakterin e tyre të fortë dhe personalitetin e spikatur. Duke theksuar dhe faktin se të dy i përkasin fushës së artit!
Rozana, një artiste shumëdimensionale me sukses si këngëtare, aktore dhe moderatore, do të mbushë shtëpinë me energjinë e saj të furishme.
Ndërsa Laert Vasili, një aktor i njohur për rolet e tij teatrale dhe televizive, referuar dhe daljeve të tij publike, është një person që premton goxha debate.