Biznesmeni Gjergj Luca, ndërsa ka uruar kreun e SPAK për titullin “Kampion i Antikorrupsionit” nga SHBA, ka kërkuar publikisht nga ai që ta hetojnë, pasi ka 15 vite, që sipas Lucës, veç shpifet ndaj tij.

“Thirrje publike Altin Dumanit!

Më bëj derman e më gjej vendin nëse meritoj lirinë a burgun.

Kam 33 vjet që punoj dhe 15 vjet që degjoj fyerjet dhe shpifjet më të mëdha nga politika dhe media.

Dua ta di nga ju zoti Dumani dhe nga SPAK-u a mund të më hetoni dhe të më zhvishni lakuriq para shqiptarëve”, thotë Luca në një video të publikuar në faqen e tij.

“Përshëndetje nga Athina miq! Është pak vonë por unë nuk mund të rrija dot pa uruar me shpirt Altin Dermanin. Masi kam bërë servilizma pa fund në këtë jetë duke qenë servili më i madh i doktorit. Që servilizmin tim e vuajta me 8 vite internim. Pastaj isha servili i mikut tim, nga miqëve më të mirë të mi, Fatos Nanos, profesorin tim, të cilin e vuajta me gjobën e parë ndaj biznesit 1 milionë dollarë. Dhe e treta karshi këtij burrit që unë i besoj dhe them që është lideri im. Pra duke qenë servili më i madh, jam edhe servili juaj zoti Altin Dermani.

Të lutem publikisht, me këtë titull kaq të madh që ke nderu veten, ke nderu familjen dhe ke nderu gjithë Shqipërinë që tu dha sot nga sekretari Blinken. Të lutem ju titulli ju dha për luftën kundër korrupsionit dhe krimit. A nuk është krim të shpifet non stop nga mediat për mua për 15 vite që jam kryetar i organizatave kriminale, që merrem me të gjithë poshtërsitë në atë vend. Që unë për ditë dhe për natë çohem dhe ulem nga liderat e rinj si shaba që më thotë investitor strategjik ose më thojnë hajn që paskam vjedh pronë publike që nga ngacmohem nga përfaqësues të partisë sime Shqipëria Bëhet, nga Lapaj.

A ka mundësi se kam 32-33 vite që punoj në këtë vend? A ka mundësi që unë të merrem i pandehur nga ju për të demonstruar para opinionit publik që unë o jam hajvani, plehu, rrugaçi siç thonë këta organizata kriminale me në krye median dhe këta politikanë e rinj, unë kam 32 vite që derdh gjak e djersë për t’u bërë Shqipëria ime. Të lutem më ruaj të vetmen pasuri që më ka lënë im atë…fytyrën. Faleminderit Altin Dermani”, tha ai ndër të tjera në mesazhin e tij.