Duket sikur ka ardhur dita e kiametit.
Në Federatën Turke të Futbollit ka tension të madh dhe kjo për shkak të ndërhyrjes së Rej Manajt ndaj një kundërshtari, e për shkak se arbitri nuk I tregoi kartonin e kuq.
Siç shkruan e përditshmja sportive “Fanatik”, në selinë e Federatës në Stamboll u mbajt një takim I tensionuar me praninë e shefit të gjyqtarëve.
Sipas, gazetës, presidenti I Federatës, Ibrahim Haxhiosmanoglu, ka kërkuar që arbitri Turgut Doman të japë sqarim me shkrim për veprimet e tij, dhe kjo është hera e parë në histori që një gjyqtari I kërkohet diçka e tillë.
Manaj dëmtoi lojtarin e Gallatasarajit dhe kombëtares turke, Barish Alper Jilmaz, dhe Federata e ka hapur ndërkohë një hetim ndaj tij. Sa për arbitrin Turgut Doman, sipas mediave turke, me 99 për qind karriera e tij ka përfunduar.
Ndërkaq, Manaj mori një mbështetje të rëndësishme pikërisht në momentet e tij më të vështira të sezonit, ndërsa po sulmohet nga të katër anët.
Klubi I tij, Sivaspori, botoi një komunikatë pas akuzave ndaj yllit të kombëtares shqiptare, akuza që u krijuan pasi ai dëmtoi lojtarin e Gallatasarajit dhe të kombëtares turke, Barish Alper Jilmaz.
Në komunikatë theksohej se Sivaspori nuk e përkrah ndërhyrjen e rëndë të Manajt, por shtohet se kjo nuk duhet konsideruar e qëllimshme, por reagim si pjesë e lojës.
Veçanërisht, klubi I Superligës turke dënon ashpër komentet e rënda në drejtim të Manajt.