Familja Veliaj ka ankimuar kontrollin e zhvilluar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Më konkretisht, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa dhe kunati i saj, Arbër Veliaj kanë ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për kontrollin e ushtruar në banesa dhe në qendrën ‘Harabel’.

Fillimisht ishte avokati i Xoxës ai që dorëzoi ankimin në Apelin e Posaçëm, ndërkohë që ankim bëri edhe vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj. Të dy avokatët pretendojnë që kontrollet janë bërë në shkelje të ligjit procedural për mungesë shkaku të ligjshëm.