Ditën e nesërme në datë 8 Dhjetor që përkon me Ditën e Rinisë, në Sheshin Skënderbej (Parkingu nëntokësor), Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi organizon aktivitetin Undër 30.

Aktiviteti nis në orën 12.00 dhe është menduar si një hapësirë informuese, argëtuese dhe shërben për të rritur ndërveprimin mes të rinjëve dhe aktorëve që ndikojnë dhe veprojnë në këtë fushë.

Aktiviteti është konceptuar një ndërthurje mes ofertës së institucioneve shtetërore, universiteteve, sektorit bankar, oranizatave rinore dhe ndërkombëtare dhe nevojave rinore.

Gjithashtu të pranishme do të jenë organizata sportive me 5 disiplina të ndryshme të cilat shërbejnë dhe inkurajojnë një stil jete aktiv për të rinjtë dhe do të ofrojnë mundësi për të rinjtë të përfshihen në sport dhe të provojnë aktivitete sportive për zhvillim fizik dhe shëndet të qëndrueshëm.

Në kuadër të fillimit të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian, në aktivitet do të ftohen gjithashtu përfaqësitë diplomatike të vendeve të BE-së dhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit dhe përfshirjes së të rinjve në aktivitete dhe projekte ndërkombëtare.

Në këtë event, do të ketë një skenë kryesore dinamike, e cila do të shërbejë për të gjitha panelet dhe diskutimet. Përveç paneleve të hapjes dhe mbylljes, çdo pjesëmarrës do të ketë mundësinë të propozojë aktivitete interesante që mund të zhvillohen në skenë. Secili aktor do të ketë hapësirë të mjaftueshme për të krijuar një stendë dinamike dhe ne inkurajojmë secilin të sjellë elemente unike për të treguar se si të rinjtë mund të angazhohen dhe çfarë mund të realizojnë në praktikë.

Aktiviteti ka një agendë tejet tërheqëse dhe të plotë për të gjithë grupet rinore, përfshirë fëmijet dhe prindërit. Në hapësira të caktuara janë planifikuar gjithashtu;

• Pocast: Zëri i të rinjëve dëgjohet. Podacasti është menduar si një hapësirë që i dedikohet të rinjëve që bëhen pjesë e aktivitetit për të diskutuar mbi sfidat dhe potencialin rinor, rolin e institucioneve, mundësitë dhe përgjegjësitë në këtë drejtim, programet dhe projektet në shërbim të rinisë, energjia që çlirohet prej tyre.
• Arti i grafitit: Hapësira për artistë të rinj për të krijuar dhe shfaqur artin e tyre të rrugës.
• Ekspozita e artistëve të rinj: Prezantim i krijimtarisë së të rinjve në fusha të ndryshme të artit vizual.
• Simulimi i sporteve: Hapësira ku të rinjtë mund të përjetojnë aktivitete sportive të simuluara, si basketboll virtual, futboll elektronik dhe simulatorë të tjera që promovojnë sportet dhe aktivitetin fizik.
• Muzika dhe performanca Live: Atmosferë muzikore e kuruar nga të rinjtë dhe për të rinjtë, përfshirë performanca live dhe DJ.
• Treasure Hunt: Një lojë “gjueti thesari” në të gjithë ambientin e aktivitetit, ku të rinjtë do të zgjidhin pista dhe sfida për të zbuluar zona të veçanta dhe stenda interesante.
• Kënd sportesh të veçanta: Hapësira ku të rinjtë mund të provojnë sporte të ndryshme si pingpong, volejboll miniaturë dhe lojëra të tjera aktive.
• Kënde për fotografi interaktive: Hapësira kreative për të rinjtë që të bëjnë fotografi interaktive dhe të ndajnë përvojat e tyre në rrjetet sociale, duke krijuar kujtime dhe promovuar aktivitetin.

Më poshtë agenda e plotë
• 12:00 – 12:30 | Vizitë në Stenda
• 12:30 – 13:30 | Ceremonia e Hapjes
• – Hapja nga një përfaqësues i të rinjve
• – Performancë artistike
• – Personalitetet
• 13:30 – 14:00 | Performancë Artistike nga të Rinjtë
• 14:00 – 15:00 | Ceremonia “Vullnetari i Vitit”
• 15:00 – 16:00 | Hapësirë për Organizatat dhe Grupet Rinore

• 21:00 | Festë
• Një mbrëmje festive për të përmbyllur aktivitetin me muzikë live, DJ, dhe aktivitete ndërvepruese, duke krijuar një atmosferë pozitive dhe energjike për të rinjtë pjesëmarrës.