Briken Calja është renditur në vendin e kartë në stilin e shkëputjet në kampionatin Botëror që po zhvillohet në Manama të Bahreinit. Peshëngritësi ngriti 153 kilogramë në ketë disiplinë, ndërsa dështoi në shtytje. Në të treja provat për 183 kilogramë Calja nuk realizoi asnjë, duke mos i dhënë vetes për pasojë mundësinë për tu renditur edhe në dy garësh.
Pas garës ai ka reaguar në rrjete sociale duke iu kthyer një përgjigje të gjithë atyre që e quajnë vendin e katërt në shkëputje një dështim.
“Është e trishtë të shohësh që përpjekja dhe djersa e një sportisti minimizohen kaq lehtë nga disa persona. Vendi i 4-t në botë në shkëputje është rezultat i një pune të palodhur, sakrificave të pafundme dhe pasionit për sportin. Le të mos harrojmë se bota numëron 8 miliardë njerëz dhe të jesh mes më të mirëve nuk është kurrë dështim. Për ata që e quajnë këtë një dështim, ju ftoj të ecni në rrugën time qoftë edhe për një ditë. Kritikat dashakeqe nuk më ndalin, vetëm më japin forcë për të shkuar më lart”, shkruan Brikeni në kanalet e komunikimit pas garës.
Në vazhdim, Shqipëria do të përfaqësohet nga Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadani në baterinë B për 81 kilogramë.