Regjisori Aldo Marku ka vendosur të bëhet pjesë e “Big Brother VIP 4”, duke u futur në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri, e cila monitorohet 24 orë në ditë.

Ndërkohë, pas një performance mbresëlënëse në kërcim, Livia Bruka iu bashkua gjithashtu shtëpisë. Fillimisht, spekulimet sugjeruan se banorja më e re mund të ishte Megi Pojani, por surpriza e vërtetë ishte prezantimi i Livias.

Dy hyrjet e reja nisën bashkëbisedimet brenda shtëpisë, duke u bërë menjëherë protagonistë të momenteve interesante. Gjatë një bisede, Aldo e pyeti Livian nëse kishte preferencë për meshkuj më të rinj se vetja.

“Jo përgjithësisht. Varet nga pjekuria e njeriut,” iu përgjigj Livia.