Këtë të premte, në Tiranë u prezantua platforma “Transparent Albania” ku I pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama.
Ai tha se kjo do të jetë një sfidë e vërtetë për administratën publike, e cila do duhet t’i trajtojë çështjet në kohë reale dhe qytetarët do keni mundësi ta ndjekin ankesën e tyre, pa patur të nevojshme të trokasin nëpër zyrat e institucioneve.
Sipas tij, kjo qasje është përgjegjësi e shtuar për punonjësit publikë për të shërbyer dhe kryer punën me korrektësi dhe transparencë maksimale.
“Përditësimi i saj në kohë reale, duke marrë parasysh volumin e informacioneve, që duhet përditësuar, kjo do jetë një sfidë e vërtetë, por me siguri hap pas hapi do t’ia dalim që ta kthejmë përditësimin e çdo informacione në një rutinë. Tjetra, që është një risi, që është shumë e rëndësishëm e është interaktiviteti i saj, që do të thotë se deri sot, një qytetar apo një përfaqësues i medias, i drejtohet një institucioni të caktuar nuk merr përgjigje në kohë, pastaj i drejtohej komisionerit, pastaj komisioneri i drejtohet institucionit. Në 70% të rasteve jepet në sekondë. Behët fjalë për vonesa të lidhura pa asnjë qëllim, por nga nënvlerësimi dhe mungesën e këtij zakoni të administratës që të përgjigjet në kohë reale dhe në afate, ndërkohë 30% tjetër i mos përgjigjeve është më kompleks. Me platformën, do mund të ndjek vetë në kohë reale statusin e kërkesës, dhe nga ana tjetër, platforma ka një mekanizëm që sinjalizon institucionin se kjo kërkesë është duke shkuar drejt djegies së afateve dhe kështu vendos para përgjegjësisë këdo në atë institucion, që është zyra apo personi, që duhet të përgjigjet, por nga ana tjetër i jep institucionit dhe lidershipit në institucion pasqyrën e performancën në raport me këtë detyrim parësor dhe elementar të ekzekutivit ndaj qytetarëve. Kjo do të rrit shkallën e përgjegjësisë për tu përgjigjur dhe për të mos u vendosur përballë një pasqyre, që vihet në dyshim aftësia apo motivimi yt për të kryer detyrën, që mund të pasojat me sanksionet përkatëse, sipas ligjit të administratës.
Iniciativa “Transparent Albania”, u prezantua në forumin “Ndërtimi i Besimit: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së për qeverisje transparente”, organizuar në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në Shqipëri/EU4GG.