Simona Guatieri, ish-gruaja e futbollistit Keita Balde, ka konfirmuar se ka parë prova konkrete të tradhtisë së tij me Uanda Narën, kur kishte ende miqësi me Mauro Ikardin. Modelja italiane, ka treguar se ka qenë pikërisht Mauro Ikardi ai i cili i ka servirur asaj provat.

Simona ka treguar detaje të ngjarjev në një intervistë me Huan Etçegojen, një gazetar i njohur në mediat skandalistike në Argjentinë, i cili e kishte intervistuar edhe dy vite më parë.

“Kam vendosur të mos shfaqem në video apo në televizione sepse thashethemet ua lë atyre që kanë ndërtuar një karrierë mbi ta dhe nuk më përkasin mua. Për mua ka qenë një vit shkatërrues mendërisht dhe fizikisht pasi një divorc me dy fëmijë të vegjël nuk është kurrë i lehtë. E lëre pastaj nën një stuhi mediatike që e përsërit nuk është ajo që më shqetëson sepse edhe pse duke qenë gruaja e një futbollisti, kam bërë gjithmonë një hap pas karrierës së burrit tim, ndryshe nga shumë të cilët ekspozojnë veten, ndonjëherë edhe duke dëmtuar imazhin e atyre që kanë martuar”, tha modelja duke lëshuar thumbime ndaj Uanda Narës e treguar më pas historinë.