Profesori Artan Fuga dhe aktivisti Migen Qiraxhi u përplasën në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për protestat para Ministrisë së Arsimit pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani afër shkollës ‘Fan Noli” në Tiranë.

Fuga përsëriti qëndrimin e tij kundër protestave që organizohen nga militantët, siç i quajti ai organizatorët, ndërsa Qiraxhi tha se nëse do të kishte patur reagime nuk do të kishin ndodhur deri më sot katër vrasje mes nxënësve.

Pjesë nga debati

Migen Qiraxhi: Krime në vendin tonë kanë ndodhur edhe më parë, kanë vdekur katër djem në krime të mëparshme, sepse nuk pati asnjë reagim, nuk pati asnjë protestë. Ndërkohë që sot kemi kryemninistrin që thotë kam takuar 14-17 mijë qytetarë. Ka hedhur idenë për kamera në klasë që thotë e ka marrë nga Kuvajti, është futur vendi në debat për të mbyllur disa rrjete sociale, që do të thotë se reagimi qytetar është shpresë, ku në këtë vend teknologjia dhe pushteti e mbytin qytetarin për të mos reaguar dhe t’i përshëndesim ato prindër që kanë dhënë këtë kontribut kaq të madh.

Ylli Rakipi: Pra profesor, Migeni po thotë se protesta ia arriti qëllimit. Çfarë qëllimi arritët?

Migen Qiraxhi: Protesta është proces. Ka patur një tentativë si në rastet e tjera për të patur një hetim të zbutur.

Artan Fuga: Po bëni një protestë te Ministria e Brendshme pra…

Migen Qiraxhi: Edhe kjo është një këshillë e mirë. Ne kemi patur askesa edhe kundër deklaratave të policisë.

Artan Fuga: Nëse keni dalë në konkluzion se organet po e hetojnë këtë se po protestoni te Ministria e Arsimit, unë nuk e di. Ju thoni që debati për teknologjinë filloi nga ju.

Migen Qiraxhi: Jo, nga kryeministri.

Artan Fuga: Unë them që nuk është e vërtetë.

Ylli Rakipi: Edhe unë e mbështes pak profesorin se nuk është bërë ndonjë gjë e rëndësishme.

Migen Qiraxhi: Qytetarët kanë patur vetëm indinjatën.

Ylli Rakipi: Po u vra një fëmijë 14 vjeç dhe nuk dha dorëheqjen një drejtor. Po çfarë qëllimi arriti protesta?

Artan Fuga: Duke dëgjuar të ftuarin tuaj që flet për shkollën, flet për plehrat, për tregtinë. Unë jam kundër një militanti profesionist që merret që ku ka probleme të shkojë. Kjo mënyrë e rezistencës qytetare është e gabuar dhe na çon në konceptin e militantit komunist të shekullit të 19-të dhe fillimshekullit të 20-të. Kjo është situatë e dështuar dhee po të gërmosh pak ky lloj militantizmi e vë në gjumë shoqërinë civile. Kjo duhet të reagojë sipas interesave, sipas qëllimeve dhe këtu na del një komitet prindërish. Ato fyerje personale ndaj meje unë i kaloj dhe me gënjeshtra brenda. Ne kemi nevojë që kjo shoqëri civile të ngrihet dhe edukohet në këtë mënyrë.