“Sic u deklarua nga INSTAT, kemi shkuar përtej objektivit të vendosur që në qershorin e vitit që po lëmë pas, pagat të arrinin në nivelin mesatar 900 euro. Jemi në 968 euro dhe tavani i pamendueshëm deri para disa viteve i 1 mijë eurove është shtrirje krahu larg. Kjo ka ardhur si rezultat i rritjes domethënëse dhe ekonomisë dhe mundësive sepse një gjë është të duash rrisësh pagash dhe pensionet dhe një gjë tjetër është të mundësh t’i rrisësh. Kur morëm detyrën, një vend i zhytur në borxhe, në pluhur dhe ku faktikisht vetëm larja e borxheve dhe vetëm rikapja e ritmit të financimit të rrugëve të lëna rrugëve, të cilat ishin propaganduar si rrugë të mbaruara por në fakt ishin vetëm tendera dhe kontrata pa pasur paratë, na morën kohë të madhe por sot jemi në kushte të tjera dhe në aspekt tjetër. Ne nuk kemi pasur një administratë që kishte motivimin por edhe mundësitë që të shërbente me dinjitet. Sot e kemi falë një transformimi epokal që kemi bërë përmes kalimit të shërbimeve, për të cilat deri dje duhej mbajtur radha në shi dhe diell dhe i binte që të paguaje bakshish dhe për të marrë një certifikatë, në xhepin tonë aty ku kemi telefonin celular. Në fillim të vitit të ri, do të kemi një tjetër zhvillim domethënës, asistenti virtual që është future në sistemin e shërbimeve të e Albania dhe i është përgjigjur mbi 1 milionë pyetjeve gjatë 2024, do të kalojë nga një asistent me shkrim, në një asistent që do të flasë me këto që do të kërkojë një shërbim. Jo vetëm që do të flasë, por do të bëjë dhe shërbimin. Kjo falë punës që po bëjmë që kur kam deklaruar këtë rëndësi me ekipin e Microsoft dhe falë punës së AKSHI dhe drejtueses, që ka bërë të mundur që të jemi një nga vendet avangardë në drejtim të shërbimeve online. Që të bëhesh avangardë në fusha të tjera, kur je në një klub aq të zhvilluar, është e pamundur.
Nëse shikoni listën e vendeve që kanë bërë përparimet më të mëdha në futjen e teknologjisë në reformimin dhe transformimin e administratës, do të gjeni vende që nuk hyjnë te vendet e mëdha në gjëra të tjera Estonia që e nisi rrugën e vet pas rënies së Bashkimit Sovjetik si Lituania dhe Letonia, u vë avangard sepse vuri vëmendje të vecantë te teknologjia. Në këtë shërbim të E Albania, jemi avangard dhe me futjen e asistentit virtual me zë dhe figurë dhe në shërbim, do të kalojmë në një nivel të ri.”, tha Rama.