Parashikimi i ditës së gjashtë të Europa League do ta shohë Fenerbahcen e José Mourinhos të përballet kundër Athletic Bilbaos. Trajneri portugez ka folur edhe për Nico Williams, një nga protagonistët e mundshëm të ndeshjes:

“Nico është unik, një fëmijë mrekulli. Njerëzit në Kampionatin Evropian lavdëronin Lamine Yamal, i cili është padyshim një tjetër djalë i mrekullueshëm, por personalisht unë preferoj Nicon. Ai është një lojtar fantastik. Nuk mund të mendohet se një klub turk mund të nënshkruajë me të, shpresoj të përfundojë te Reali”,- deklaroi ai dje në një konferencë për shtyp.

Kujtimet për San Mamés: “Ne fituam kampionatin në atë stadium. Nuk ishte një Real Madrid dominues si dhjetë vitet e fundit, dhe për mua në veçanti, do të thoshte shumë. Kam fituar gjashtë ndeshje kundër Athletic me Real Madridin, nuk ishte e lehtë. Athletiku i Bielsa-s luajti si i barabartë, por ne fituam më shumë duele individuale.

Mundësia e kalimit të raundit: “Ndjenja jonë është se do të mjaftojnë edhe 3 pikë të tjera, pra 11 pikë në total, për të kaluar raundin. Duhet të vlerësojmë edhe play-off-et. Mund të marrim një rezultat të mire, duke shtuar të gjitha pikët e mbetura”.