Lajmet e gazetave dhe televizioneve italiane po flasin gjithnjë e më pak për çështjet e migracionit, pasi debatet më të shumta në televizionet italiane janë ato të politikës.
Sipas Raportit XII të ”Kartës së Romës”, i titulluar ”Lajmet e konfliktit”, fjala më e përmendur e vitit 2024 është ”Shqipëria”.

Kjo fjalë i referohet më së shumti marrëveshjes me Tiranën zyrtare për transferimin e emigrantëve nga ana tjetër e Mesdheut. Studimi u prezantua sot në mëngjes nga studiuesi i Observatorit të Pavias, Giuseppe Milazzo me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve.

Shoqata ”Karta e Romës” u themelua në dhjetor 2011 për të zbatuar protokollin etik për informacionin e saktë mbi çështjet e imigracionit, nënshkruar nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Gazetarëve (CNOG) dhe Federata Kombëtare e Shtypit Italian (FNSI), në qershor 2008.

Në përgjithësi, shtypi italian prodhoi 4 511 tituj për migracionin (-34% krahasuar me 2023), me gazetën ”Avvenire” ende në krye (254 artikuj në faqen e parë dhe 870 tituj gjithsej, mesatarisht 2,9 në ditë – me rënie 17%).

Nga viti 2013 deri në vitin 2024, korrelacioni ndërmjet numrit të ardhjeve nga deti dhe prodhimit të titujve të lajmeve mbi to mbetet i dobët duke sugjeruar që media e trajton temën në bazë të logjikave që tejkalojnë presioni aktual migrator.
Përdorimi i shprehjeve denigruese të tilla si ”qytetar jo i BE-së”, ”cigane” dhe ”nomad” u ulën nga 5% në 2014 në 1% në 2022 dhe 2024.