Ukraina përshëndeti sot rënien e Bashar al-Assad në Siri, duke thënë se diktatorët që mbështeteshin te presidenti rus Vladimir Putin janë të dënuar të bien, ndërsa shprehu mbështetjen e saj për “popullin sirian”, siç tha Ministri i Jashtëm Andrii Sibiha në platformën X.
“Assad ka rënë. Kjo ndodhi dhe do të ndodhë gjithmonë me diktatorët që vënë bast për (Presidentin rus Vladimir) Putin. Ai gjithmonë tradhton ata që mbështeten tek ai,” tha kreu i diplomacisë ukrainase, duke shtuar se Kievi dëshironte “të hapte rrugën për rivendosjen e marrëdhënieve (me Sirinë) në të ardhmen”.