Everton barazoi 1-1 me Manchester Cityn, në ndeshjen e Premier League. Në këtë takim luajti edhe Armando Broja, i cili u aktivizua në 20 minutat e fundit.
Sulmuesi kuqezi u tregua i rrezikshëm në disa raste, duke vendosur në vështirësi kampionët e Anglisë. Në një moment, Foden nuk ka rrugë tjetër, veçse të shkaktojë faull ndaj tij.
Futbollisti i kombëtares ishte iniciator edhe në fund, në një aksion tejet premtues.
Pas takimit, paraqitja e Brojës u vlerësua me notën 6.8.