Kombëtarja e vajzave ka mbërritur në Rumani. Ekipi udhëtoi ditën e sotme drejt tokës rumune dhe nesër do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen miqësore.
Skuadra është akomoduar menjëherë në hotel dhe Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se e gjithë skuadra është gati, ndërsa trajneri Armir Grima ka vendosur që me grupin të bashkohet edhe Donika Dedaj.