-Është publikuar fotoja e autores dhe viktimës së ngjarjes të ndodhur në Sarandë, ku Elvira Tahiraj goditi me sëpatë ne kokë, duke e lënë të vdekur bashkëshortin e saj, Llazar Tahiraj.

Krimi në familje mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Metoq. Sipas informacioneve paraprake, 49-vjeçarja, Elvira Tahiraj e ka goditur për vdekje bashkëshortin e saj, Llazar Tahiraj 55 vjeç me sëpatë në kokë, pas një konflikti mes tyre. Gruaja është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Sarandës.

Një ngjarje e rëndë në fshatin Metoq në Sarandë ka tronditur opinionin publik, ku gruaja vrau burrin me sëpatë. Një nga banorët e fshatit ka rrëfyer për mediat si e ka njohur çiftin Tahiraj. Fqinji rrëfen se Elvira Tahiraj ka qenë me probleme të shëndetit mendor, ndërsa viktima, bashkëshorti i saj, Llazar Tahiraj, punonte i vetëm për të mbajtur shtëpinë.

‘Punonte vetëm ai dhe kanë 4 vajza. Një më duket se e ka në shtëpi, 3 i ka të martuara. Edhe punonte i shkreti, ku i dlite puna ditë për ditë. Gruaja ka qenë e ikur. Ai nuk pi alkool. Ai punëtor i shkreti, as alkool asgjë, me qira rri. Gjynah mavri. Ajo është me të meta. Këta janë nga Korça, nga fshatrat e Korçës. Ka qenë në gjumë mavria. I thosha ik, se qe me të meta ajo po qe edhe me sëmundjen e tokës. Gjynah, ka qenë burrë i mirë shumë, i dashur me njerëzit.’-u shpreh fqinji.

Krimi në familje mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Metoq. Sipas informacioneve paraprake, 49-vjeçarja, Elvira Tahiraj e ka goditur për vdekje bashkëshortin e saj, Llazar Tahiraj 55 vjeç me sëpatë në kokë, pas një konflikti mes tyre. Gruaja është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Sarandës.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një grua raportohet të ketë vrarë bashkëshortin me sëpatë. Elvira Tahiraj ka goditur bashkëshortin e saj Llazar Tahiraj me sëpatë ne kokë, duke e lënë të vdekur. Krimi në familje mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Metoq. Sipas informacioneve paraprake, 49-vjeçarja e ka goditur bashkëshortin e saj, 55 vjeç me sëpatë në kokë, pas një konflikti mes tyre. Gruaja është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Njofimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.