Aktori i njohur Jul Deda ka ndarë një moment të veçantë në rrjetet sociale, ku i ka uruar të birit të tij, Mateo Dedës, ditëlindjen. Në një postim emocionues në Instagram, Jul Deda ka publikuar një foto të Mateos, i cili duket duke luajtur futboll me fanellën e ekipit të Tiranës.

“Gëzuar ditëlindjen, biri im, kampioni im, krenaria ime!” – shkruan aktori, duke shprehur dashurinë dhe krenarinë për të birin, që duket se po ndjek një karrierë premtuese në sport.

Postimi i Dedës ka marrë mijëra pëlqime dhe dhjetëra komente nga ndjekësit dhe miqtë e tij, të cilët kanë uruar Mateon për ditëlindjen dhe për sukseset në futboll.