I ftuar në një emision televiziv, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla, i cili bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 16-22 dhjetor, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë do të jetë tepër e rëndësishme në çështje të mëdha, sidomos në fushën e blerjeve dhe ndryshimeve të mëdha ekonomike- financiare. Pak vëmendje në fushën e dashurisë, lidhjet ekzistuese dhe njohjet e reja! Do të jetë një javë me ndikime të forta planetare, ku Dielli nga Shigjetari formon një katëkëndësh me Neptunin tek Peshqit, i cili do të ndikojë negativisht në fushën e dashurisë, prandaj kërkohet vëmendje, pasi mund të bëhen gabime të pa riparueshme. Kujdes më datë 19 dhjetor! Ndërsa më datën 21 dhjetor kemi solisticin dimëror, i cili ndër të tjera është për të na kujtuar për të dalë nga errësira në dritë dhe për të marrë vendime të rëndësishme si profesionale ashtu dhe ndërpersonale.
Dashi
Kjo shenjë do të ketë ndikime, favorizime dhe takime surprizë. Ka një moment të mirë Dashi për karrierën dhe për çështjet e pazgjidhura nga e shkuara. Vjen një moment tani që gjërat do të shkojnë në vendin e tyre, portat e mbyllura që keni patur deri tani do të hapen.
Demi
Optimizmi, puna dhe karriera është në planin e parë për Demin. Një çështje ligjore e zgjidhin ata të shenjës së Demit. Është momenti më i mirë për lidhjet afatgjata që janë shumë të favorizuara dhe pritet të kalojnë një moment shumë të favorshëm, duke patur parasysh kohën jo të mirë që kanë patur deri tani.
Binjakët
Presin fitime financiare nëpërmjet palëve të treta. Është momenti më i mirë i mundshëm për të ndrequr gabimet e së shkuarës! Në çështjet që lidhen me anën shpirtërore, keni patur një problem nga e shkuara, që jua ka bërë të pamundur raportin, por vjen një moment tani që gjërat zgjidhen. Në fushën ekonomike financiare duhet të tregoni pak vëmendje, pasi po kaloni një periudhë disi të vështirë. Mos u nxitoni se do të arrini aty ku dëshironi!
Gaforret
Do keni disa presione të vogla në çështjet e punës dhe karrierës në këtë periudhë. Është momenti më i mirë për marrje dokumentacioni për disa çështje shumë të rëndësishme. Çështjet tuaja ekonomiko financiare do të stabilizohen në këtë javë. Në dashuri lidhjet e reja janë perfekte dhe shumë të favorizuara.
Luani
Përqëndrohuni në jetën tuaj të përditshme! Në biznes shikoni personat që ju bashkëpunoni, pasi vëmendja do të jetë aty. Është koha dhe momenti për të zgjidhur çështje të rëndësishme që keni patur nga e shkuara. Përgatituni për një udhëtim që do të bëni shumë shpejt. Një telefonatë e pritur do ju ‘zgjidhë duart’ për një çështje ekonomike që po prisnit. Në fushën shpirtërore, lidhjet e reja janë shumë të favorizuara në këtë kohë.
Virgjëresha
Edhe pse jemi në mesin e dimrit, ju jeni natyrë flirtuese si në flirtet e verës. Mund të stabilizoni lidhjen tuaj tani, ndërsa është një moment fantastik për të palidhurit. Prisni disa lajme shumë të mira që lidhen me ekonominë apo çështje të pazgjidhura nga e shkuara. Gjithashtu prisni një burim të dytë të ardhurash që do ju plotësojë financat tuaja.
Peshorja
Kujdes me shtëpinë dhe familjen tuaj! Nuk duhet të lini mënjëanë familjen tuaj ndërsa jeni përqëndruar në karrierë. Për Peshoret do të ketë shumë ndryshime në këtë periudhë, të cilat priten me padurim. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, do të ketë lajme të mira, por duhet t’i mbani sekret mundësitë për momentin.
Akrepi
Për Akrepin mund të themi se kanë aftësinë që pas një rrëzimi të nisin nga fillimi gjithçka duke ia dalë më së miri. Dinë shumë mirë të kontrollojnë veten e tyre dhe situatat duke i çuar gjërat tek burimi i tyre. Në këtë javë mbani disa sekrete për veten tuaj dhe mos u ekspozoni shumë! Në cështjet shpirtërore, lidhjet afatgjata janë të favorizuara shumë, por duhet të shmangni debatet e kota me njerëzit.
Shigjetarët
Keni patur shumë debate dhe probleme në fushën e karrierës, por ju ia dilni të jepni zgjidhjen e çdo situate. Prisni të bëni disa takime të rëndësishme javën që nis dhe është momenti juaj që të çoni gjërat në vendin e tyre. Në çështjet shpirtërore edhe pse keni patur një problem me Peshqit apo Virgjëreshën, tani i zgjidhni situatat e krijuara.
Bricjapi
Ka mundësi dhe shance për të ardhmen tuaj në këtë javë. Do jetë një javë ndryshimesh për ju, ku do të vendosen pikat mbi “i” për gjërat që keni lënë pas dore. Vjen një moment tani që llogaritë e vjetra nga e shkuara do të mbyllen. Në fushën e dashurisë, lidhjet që bëhen në këtë javë do të jenë lidhje që do t’i rezistojnë kohës.
Ujori
Jeni në një dilemë midis çështjeve ekonomike apo dashurisë. Nëse do bëni një blerje tani, duhet të keni kujdes, pasi nuk është momenti të nxitoheni. Në çështjet që kanë të bëjnë me ekonominë, fundjava paraqitet e shkëlqyer për ju Ujor. Në fushën e dashurisë edhe pse keni patur disa problematika të vogla, vjen një moment tani që gjërat zgjidhen dhe shkojnë në vendin e tyre.
Peshqit
Jeni të prirur që këtë javë të vazhdoni më tej në zhvillimin e karrierës duke shkëlqyer. Keni patur disa çështje të lëna pezull në fushën e ekonomisë dhe financave, por vjen një moment tani që gjërat stabilizohen dhe shkojnë në vendin e duhur. Peshqit do i kërkojnë me qiri dhe nuk kanë për t’i gjetur tani e në vazhdim. Në dashuri, lidhjet e shkëputura nuk do të jenë problem, pasi do të zgjidhen në këtë mesjavë.