Edvin Kulluri komenton në Report Tv non gratën e Sali Berishës, ndërsa thotë se nuk ka asnjë shens t’i hiqet edhe me ardhjen e Trump. Në emisionin ‘Studio Live’, Kulluri tha se këto janë ëndrra’.

Ndërkohë me ironi thotë se Trump do i marrë dekoratën Dumanin dhe do ia japë Berishës.

Vendimi i gjyqtares për masën e arrestit mendoj se s’ka të bëjë fare as me Trump as me von der Leyen, as me Melonin. Është vendim procedural, gjyqtarja ka menduar se kushtet e mbajtjes në arrest shtëpiak, kishin rënë për shkak se nuk mund të ndikonte më në prishjen e provave. SHBA duke qenë demokracia më e madhe në botë, nuk funksionin me takime në korridore apo banjat e takimeve elektorale, por funksionon me një vendimmarrje që fillon nga niveli më i ulët i administratës deri në nivelet më të larta politike. Kur merren vendime për të goditur krimin dhe korrupsionin në një vend partner nuk ndryshon qasja ndaj korrupsionit dhe krimit në varësi të presidentëve. Ajo është politikë e jashtme konstante.

Këto ëndrrat që shiten kështu me Trump që do vijë këtu, do bëjë namin, pra do heqë Dumanin. Këta po thonë që do i marrë dekoratën Dumanit-Donald Trump dhe do ja japë Berishës, Metës, Ramës e Veliajt. Ose do bëjë dekoratë për familjen Berisha si heronjtë në luftën kundër korrupsionit.