Dëmtimet nuk kanë fund te Real Madrid. Kylian Mbappe ishte lojtari i radhës që shfaqi probleme fizike, ku pas golit ndaj Atalantës u detyrua të zëvendësohej pas gjysmë ore lojë.

Francezi pësoi një tërheqje muskulare, megjithatë pas ekzaminimeve mjekësore do të përcaktohet edhe kohëzgjatja e periudhës që do i mungojë fushave të lojës.

Real Madridi do të shpresojë që kjo të jetë e vogël, ndërsa në të kundër, Mbappe mund të përfundojë të humbasë ndeshjet e mbetura të klubit në vitin 2024.

Një dëmtim që shton jo pak dhimbjet e kokës për trajnerin Carlo Ancelotti.

Lojtarë si Dani Carvajal, Eder Militao, David Alaba, Mendy dhe Eduardo Camavinga gjenden prej kohësh në infermieri, duke e detyruar teknikun Ancelotti që të eksperimentojë jo pak sidomos në repartin e mbrojtjes.

Ndërkaq, me dëmtimin e Mbappe, italiani duhet t’i besojë Rodrygo çelësat e sulmit për sfidat e ardhshme.