Një person i identifikuar si Luan Tërnova ka bërë kallëzim në komisariatin e Bulqizës se e kanë qëlluar me armë në Bulqizë.

Lidhur me këtë ngjarja ka reaguar policia e Bulqizës duke njoftuar se pas kontrolleve në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos është gjetur i djegur një motomjet që dyshohet të jetë përdorur nga autori i këtij rasti.

Luan Tërnova është vëllai i Fadil Tërnovës, ky i fundit emër i i njohur për policinë pasi rezulton me precedentë penale.

Në shtator të vitit 2015 u arrestua nga Forcat RENEA, pasi ishte shpallur në kërkim, akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë.

Tërnova, në atë kohë u kap me pistoletë në brez dhe me fishek të mbushur. Ne momentin e arrestimit iu sekuestrua pistoletë dhe dy karikatorë me 16 fishekë.

Ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen hetimet për zbardhjen dhe rrethanat e këtij rasti.